Rashkë, 03 maj 2014 – Gjatë një kontrolli rutinor që kishte ndërmarrë policia serbe, në magjistralen, Jarinë – Rashkë, në një automjet që kishte ndaluar për kontroll zbuloi se brenda automjetit fshiheshin afro 30 kilogramë narkotikë, e llojit marihuanë.
Mediat në Beograd bëjnë të ditur se policia ka arrestuar shoferin (M.S. 20 vjeç), i cili ishte duke e drejtuar automjetin ku u gjet sasia e narkotikëve. I njëjti është shtetas i Serbisë, por i lindur në Leposaviq të Kosovës.