Dragash, 17 gusht 2022 – Policia ka njoftuar sot për djegien e një automjeti në fshatin Restelicë të Dragashit, duke shtuar se po vazhdojnë hetimet pasi pronari i automjetit ka deklaruar se dyshon që ia kanë djegur qëllimisht disa persona, me të cilët nuk i kishte raportet e mira. “Pronari i automjetit ka njoftuar se vetura e tij është djegur komplet, si pasojë e zjarrit. Ai dyshon se zjarri është shkaktuar nga disa persona, me të cilët kishte një mosmarrëveshje. Prandaj, ky rast është duke u hetuar”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Në Restelicë digjet automjeti – Pronari dyshon se ia dogjën!
POSTIMI PARAPRAKVazhdon regjistrimi i fëmijëve në kopshtin e Dragashit