Në Prizren u hap Universiteti për Biznes dhe Teknologji – UBT


universiteti ubt prizrenPrizren, 10 tetor 2014 – Me një solemnitet rasti, mbrëmë është hapur në Prizren Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT). Para të pranishmëve foli themeluesi i këtij institucioni të lartë arsimor, Edmond Hajrizi, i cili u shpreh i lumtur që edhe në Prizren po hapet UBT-ja. “Është një institucion modern i arsimit të lartë, i cili nga viti në vit po e rrit numrin e studentëve, bashkë me shkallën e organizimit dhe të konsolidimit të vet këtij institucioni. UBT po sjell alternativë dhe mundësi për studime cilësore dhe në përputhje më trendet e zhvillimit të arsimit të lartë në vendet e zhvilluara”, tha Hajrizi.
Hapjen e këtij institucioni e vlerësoi të rëndësishëm edhe nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi. Ndërkaq, ideatori i hapjes së këtij Universiteti në Prizren, Artan Celina, tha se UBT-ja ka vendosur standarde të reja në arsimim, siç tha, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjërë.
UBT e ka filluar punën në vitin 2004, pasi u licensua nga MASHT-i, si rezultat i një pune të suksesshme të Institutit për Menaxhimin e Ndërmarrjeve dhe Inxhinieringut, i cili tani vepron në kuadër të këtij Universiteti.