Prizren, 23 shkurt 2015 – Policia rajonale në Prizren ka njoftuar për sekuestrimin e lëndëve narkotike në disa lokacione të këtij qyteti. Më 19 shkurt, rreth orës 18:30, hetuesit kundër substancave narkotike, të shoqëruar edhe nga policia, kanë kontrolluar disa qytetarë, si dhe një objekt afarist në Lagjen “Kurrilla” të Prizrenit, saktësisht lokalin “Sony Play Stacion”, ku tek një person është gjetur një sasi e marihuanës.
Ndërkaq, të dielën, rreth orës 17:00, një patrullë policore i ka ndaluar në rrugën “Feriz Susuri” të Prizren, tre persona të njohur për policinë. Gjatë kontrollit, atyre iu ka gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Më pas, rreth orës 22:15 minuta, në rrugën “Muharrem Bekteshi” hetues kundër narkotikeve kanë ndaluar një qytetar, tek i cili është gjetur substancë e llojit marihuanë. “Për të gjitha këto raste është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohen rastet dhe t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme”, njoftoi zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha.
Në Prizren sekuestrohet drogë – Lokacionet, gjithandej!
POSTIMI PARAPRAKNë Vërmicë kapet gjysmë kilogram marihuanë!
POSTIMI I RADHËSKompania “ILVA” hallakat Kuvendin e Dragashit (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.