Drenas, 04 dhjetor 2016 – Procesi zgjedhor për kryetar të Komunës në Drenas po përcillet me shumë parregullsi, ndonëse zyrtaret thonë se kjo nuk ndikon në dëmtimin e procesit, pasi janë parregullsi minore. Mes tjerash, një qytetar ka reaguar pasi që e ka parë në Listën e Votuesve emrin e nënës së tij, megjithëse ajo nuk është në mesin e të gjallëve.
Enver Gruda ka treguar se gjatë kohës sa po votonte e ka parë në Listën e Votuesve dhe emrin e nënës së tij, e cila ka vdekur 6 vjet më parë. “Kur e pash emrin e nënës reagova. Ajo ka vdekur qe 6 vjet. Kjo është e tepërt dhe për atë reagova”, tha ky qytetar, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që sheh emrin e nënës së tij në Listën e Votuesve. Madje, siç tha ai, në zgjedhjet e fundit e kishte parë dhe “nënshkrimin” e nënës së tij, që dëshmon se dikush ka votuar në emër të saj.
Shefqet Bytyqi, menaxher i pikës së votimit në shkollën “Rasim Kiçina”, tha se ky është rasti i parë që po dëgjon që emri i një të vdekuri gjendet në listë për të votuar. Por, Bytyqi shtoi se çështja e pastrimit të listave i takon Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe jo menaxherëve të qendrave të votimit, raportoi – Ekonomia Online.
Në listën e votimit e gjen nënën e vdekur para 6 vjetësh!
POSTIMI PARAPRAKUrdhërohet rrënimi i murit në Veri të Mitrovicës!
POSTIMI I RADHËSGjykata Kushtetuese e Bonjës anulon referendumin e serbëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.