Gjykata Kushtetuese e Bonjës anulon referendumin e serbëve!

Gjykata Kushtetuese e Bonjës anulon referendumin e serbëve!

Sarajevë, 02 dhjetor 2016 – Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot anuloi referendumin e mbajtur në entitetin serb, më 25 shtator të këtij viti, duke e cilësuar si veprim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi popullor i Republikës Serbe që më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për shpalljen e referendumit për Ditën e Republikës Serbe, është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Bosnjës së Hercegovinës.
Ky vendim vjen, pasi dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i ishin drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të presidencës së BH-së dhe Këshillit të Ministrave të BH-së, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare, për të anuluar referendumin.
Nga ana tjetër, serbët kanë paralajmëruar se ky vendim vështirë se do të respektohet në entitetin e tyre. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të BH-së, paraqet edhe një gjykim, i cili nuk do të aplikohet. Rrjedhimisht, ky vendim mund të shërbej si gjenerator i mosmarrëveshjeve të reja ndërmjet Sarajevës dhe Banjallukës”, ka thënë sot Dragan Gjukanoviq nga Qendra e Politikës së Jashtme.
Mendim të njëjtë ka shprehur edhe kryetari i këtij entiteti serb, Milorad Dodik, transmeton agjencia serbe e lajmeve – Tanjug.

Leave a Reply