Në Kukës aksidentohet një çift bashkëshortor nga Kosova


aksident kukes ciftiKukës, 15 gusht 2014 – Një aksident me pasojë lëndimin e një çifti bashkëshortor nga Kosova, ka ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, afër fshatit Përbreg të Kukësit, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinës”. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur automjeti me targa të Kosovës u përplas me një kamion, i cili po vinte në drejtim të kundërt. Për pasojë kanë mbetur të lënduar bashkëshortët, të cilët po udhëtonin me automjetin e tyre drejt Kosovës. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit, ndërsa më pas janë trajtuar në spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar, Sadri Hulaj, ka thënë se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. “Po mbrëmë, në spitalin e Prizrenit kanë kërkuar ndihmë edhe nëntë persona të tjerë (Gjashtë nga Podujeva dhe tre nga Prishtina), të cilët ishin lënduar në aksident komunikacioni. Ata po udhëtonin drejt Shqipërisë për pushime”, ka njoftuar Hulaj, duke shtuar se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Policitë e dy shteteve tona kanë apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim shmangien e aksidenteve.