Vdesin 4 persona në aksident afër Selanikut – Një femër digjet e gjallë!


aksident selanik greqiSelanik, 05 tetor 2014 – Katër persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot në autorrugën “Egnatia” të Greqisë, afër qytetit të Selanikun. Në aksident janë përfshirë dhjetra automjete, ku besohet se shkaktar ka qenë një kamion. Njoftohet gjithashtu se 22 persona të plagosur ndodhen në spital dhe, sipas asaj që kanë deklaruar mjekët, shumë prej tyre ndodhën në gjendje të rëndë.
Nga përplasja, shumë prej mjeteve janë përfshirë në flakë, nga të cilat një grua u dogj për së gjalli, brenda në makinën e saj. Aksidenti ndodhi, kur një drejtues kamioni po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe goditi disa nga automjetet, të cilat shkaktuan më pas aksident zinxhiror. Mësohet se shoferi i kamionit është arrestuar, pasi ai kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat më prestigjioze evropiane. Kjo ka bërë që Greqia të shpallë ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave nga ky aksident i rëndë.