Dragash, 09 mars 2015 – Mëngjesin e sotëm, para zyrave të ndërmarrjes “Hidro-regjioni jugor” në Dragash është gjetur i përdhosur flamuri i UÇK-së, i cili ka qenë i vendosur në këtë ndërmarrje, në shenj manifestimi për ditët kur po shënohej “Epopeja e UÇK-së” kudo në Kosovë.
Kjo ka nxitur reagimin e degës së OVL të UÇK-së, të cilët kanë kërkuar reagimin e institucioneve si dhe veprim konkret të organeve hetimore, për ta identifikuar autorin e kësaj vepre, të cilën e kanë quajtur nënçmuese për ta dhe për mbarë kombin shqiptar “Kryesia e OVL-UÇK-së në Sharr reagon ashpër për heqjen dhe përdhosjen e flamurit të UÇK-së, i cili ka qenë i ekspozuar më 5, 6 dhe 7 mars, në shenjë manifestimi për Epopenë e lavdishme të UÇK-së. Saktësisht, flamuri është përdhosur natën mes 7 dhe 8 marsit, nga persona dashakeq.
Flamuri me emblemën e UÇK-së është hequr nga vendi ku ndodhej dhe është hedhur në tokë. Ne, veteranët nga komuna e Sharrit, tërheqim vërejtjen se në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë nëpërkëmbjen e vlerave dhe simboleve të luftës së lavdishme të UÇK-së. Ndërkaq, nga organet e rendit dhe sigurisë kërkojmë që sa më parë ta ndriçojnë këtë rast dhe ta identifikojnë autorin, duke e vënë atë përballë drejtësisë”, thuhet në reagimin e Kryesisë së degës së OVL të UÇK-së në Dragash, nënshkruar nga kryetari, Galip Skeraj.
Në Dragash përdhoset flamuri i UÇK-së!
POSTIMI PARAPRAKRruga Slobodan Milosheviq – Gjithçka OK!
POSTIMI I RADHËSVrasje e trefishtë në Prizren – Motivi ende enigmë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.