Flamuri i Kosovës në gjysmështizë dhe kokëposhtë!


flamuri mbrapsht kosovaDragash, 26 qershor 2014 – Ky person me të meta mendore, i cili njihet nga të gjithë banorët e Dragashit dhe jo vetëm, të enjten ka dëshmuar inteligjencë të pashoq.
Ai me ngulm ka insistuar që të fokusohet nga kamera jonë, për të treguar se si flamuri i Kosovës, që është vendosur krahas flamurit kombëtarë në derën e ndërtesës së Komunës së Dragashit, ndodhet në gjysmështizë.
Dhe, jo vetëm kaq, ai po qeshte me të madhe, teksa tregonte se flamuri është kthyer mbrapsht, me kokën poshtë.
Kujtojmë se, që të dy flamujt janë vendosur të rinj, para dhjet ditësh, më 15 qershor. Por, ka disa ditë që flamuri i Kosovës është zhvendosur në gjysmështizë, por që nuk është vërejtur nga askush.

(Foto & Teksti: Radio SHARRI – Dragash)


 

KËRKO FJALËT