Suharekë, 17 gusht 2015 – Mesditën e së shtunës, një person është vetëplagosur në një dasmë, në fshatin Bllacë të Suharekës.
Policia e Prizrenit ka njoftuar sot se qytetari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Suharekës e më pas është transferuar Spitalin Rajonal në Prizren për trajtimin e plagës. “Sipas raporteve fillestare të hetuesve, dyshohet se ky person është vetëplagosur në një aheng familjar, dasmë, teksa po e mbushte pistoletën me municion. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar pistoletën”, njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Në dasmë, vetëplagoset një qytetar!
POSTIMI PARAPRAKI jepet lamtumira akademikut, Esat Stavileci!
POSTIMI I RADHËSVukçeviq: Vrasja e vëllezërve Bytyqi, krim shtetëror!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.