Vukçeviq: Vrasja e vëllezërve Bytyqi, krim shtetëror!

vukcevic vladimir krimBeograd, 17 gusht 2015 – Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se janë shënuar përparime në hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Ai tha se shumë nga të dyshuarit për atë krim, sot mbajnë pozita të rëndësishme shtetërore në Serbi. “Mund të them se kryeministri Vuçiq ka mobilizuar të gjitha ministritë relevante, organizatat dhe individët, të cilët mund të ndihmojnë Prokurorinë për Krime Lufte dhe Ministrinë e Brendshme për të zgjidhur këtë krim dramatik”, ka thënë Vukçeviq, duke shtuar se vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një krim shtetëror, të cilin sot Serbia është e vendosur për ta zgjidhur, shkruan në numrin e sotëm gazeta serbe – Danas.

Leave a Reply