Dragash, 17 shtator 2021 – Në Dragash policia po e zbaton strikt vendimin e qeverisë, në lidhje me zbatimin e masave antikovid, duke mos përjashtuar as zyrtarët më të lartë të Komunës.
Në një prononcim për redaksinë tonë, nënkryetari i Komunës së Dragashit, Selami Sahiti, ka bërë më dije së policia i ka shqiptuar gjobë, me arsyetimin se nuk e ka pasur maskën e vendosur, teksa po dilte nga dera e selisë së Komunës. “Jam habitur edhe vetë, sepse isha duke dalë nga Komuna dhe, policia ma bëri me dorë që t’iu ofrohesha tek automjeti i tyre, të cilin e kishin ndaluar para hyrjes së Komunës. Fillimisht mendova se kanë ndonjë punë zyrtare, me që ishin polici kufitare. Por, jo. Ata më thanë se duhet të më shqiptojnë gjobën për mos vendosje të maskës. Kot u mundova t’iu sqaroja se isha para Komunës dhe do të futesha sërish brenda. Ata ma shqiptuan dënimin”, tha nënkryetari Sahiti, duke mos u pajtuar me këtë veprim. Ai shtoi se nuk mund ta kuptoj ç’punë kishte njësiti kufitar i policisë me këtë intervenim, kur patrulla e policisë që po merret me këtë mbikëqyrje, patrullojnë tërë kohën në Dragash. “Nuk di ç’të them. Thjesht nuk e kam të qartë përse reaguan kështu, madje ma bënë me dorë që të shkojë unë tek ata dhe jo të ndodhte e kundërta. Mbase që të largohesha nga dera e Komunës, sepse e dinin që jam nënkryetar i Komunës dhe ndodhesha mu te porta e ndërtesës duke biseduar me disa qytetarë”, tha mes tjerash Sahiti.
Mos dilni pa maskë – Policia e dënon edhe nënkryetarin e Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKNga sot nuk lejohen targat serbe në Kosovë!