Nga sot nuk lejohen targat serbe në Kosovë!

Nga sot nuk lejohen targat serbe në Kosovë!

Prishtinë, 20 shtator 2021 – Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, po i kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme në të gjithat pikat kufitare që kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht ndalimin e hyrjes në Kosovë të automjeteve me targa të Serbisë. Lajmin për këtë veprim e ka konfirmuar vet ministri, Xhelal Sveçla, i cili e ka bërë publik edhe vendimin për këtë veprim. “Me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, kemi nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë, të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Njoftojmë opinionin se, nga data 15 shtator, nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide KS dhe, rrjedhimisht, targat e vetme ligjore dhe me afat, të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë ato RKS”, ka thënë ministri Sveçla, duke shtuar se Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që t’mos pengojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në të gjitha pikat kufitare.


 

KËRKO FJALËT