Selami Sahiti: “Nuk jam arkitekt i Komunës së Gorës”


dragash novi sadDragash, 30 nëntor 2014 – Nënkryetari i Komunës së Dragashit, Selami Sahiti, thotë se nuk është fare i kyçur në politikat që ndërlidhen me çështjet madhore, siç është formimi i Komunave.
Në një përgjigje për Radio SHARRI-n, e cila ndërlidhet me pjesmarrjen e tij në delegacionin e Dragashit që vizitoi Vojvodinën, e që kohët e fundit po komentohet në rrjetet sociale, Sahiti tha se është një projekt 5-vjeçar, të cilin e kishte filluar pararëndësi i tij dhe ai nuk po bën asgjë tjetër, pos që po e vazhdon rrjedhën e këtij projekti. “Është një projekt që e financon ambasada norvegjeze në Prishtinë, e që ka të bëj me politikat lokale në bashkësitë shumëetnike. Nga Kosova përfshihet komuna jonë, ajo e Lipjanit dhe Mitrovica e Jugut, Ndërkaq, nga Vojvodina përfshihet Petrovci i Baçkës, Novi Sadi, Inxhija dhe Sombori. Delegacioni i Dragashit përfaqsohej nga ish-nënkryetari dhe unë si nënkryetar aktual po e vazhdojë”, tha Sahiti, duke potencuar se projektin e implementon novi sad dragashshoqata “Nëna Terezë” nga Prishtina dhe “Qendra për Regjionalizim” nga Novi Sadi.
I pyetur për komentet që janë bërë rreth kësaj vizite, në Facebook, Sahiti thotë se nuk e përdor shumë këtë rrjet, por ka dëgjuar nga disa miq se çfarë ishte komentuar. “Kjo nuk ka rëndësi, pasi dukej se komentet ishin bërë nga kundërshtarët e mi politikë. Fakti që në delegacion ishim disa akterë nga Dragashi dhe që nuk janë marrë me asnjërin prej tyre por vetëm me mua, nënkupton se atyre nuk iu ka interesuar kjo vizitë por vetëm kanë marrë shkas për t’më etiketuar. Paramendojeni, unë arkitekt i Komunës së Gorës! A nuk është kjo një etiketim amatoresk, kur dihet se sa e kam unë fuqinë politike”, shpreh habinë Sahiti, duke na dhënë më shumë detaje rreth kësaj vizite, për të cilën thotë se nuk ka fare të bëjë me politikën.
“Ngjarja ka ndodhur më 7 nëntor, ku jemi pritur nga krerët e komunave Petrovc dhe Inxhia, për të vazhduar më pas edhe me komunat tjera. Në delegacionin tonë kanë qenë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ajo që mund të them është se jemi pritur shumë mirë nga zyrtarët e atjeshëm, të cilët janë impresionuar me ligjet tona, të cilat rregullojnë çështjet e pakicave kombëtare”, sqaron Sahiti për Radio SHARRI-n.


 

Leave a Reply