Dragash, 16 gusht 2018 – Kushdo që ka shkuar mbrëmë në Restelicë të Gorës së Dragashit, në Kosovë, është pritur më parullat “Mirë se erdhët në Serbi” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”. Këto parulla janë shkruar me grafit, në muret e tunelit, i cili gjendët në hyrje të këtij fshati me popullatë minoritare.
Ndonëse moti ishte tejet i papërshtatshëm, policia e Dragashit ka intervenuar natën, nëpër rrebesh shiu, duke e hetuar këtë ngjarje që, jo rrallë paraqitet si dukuri në këtë trevë të Dragashit që kohët e fundit përmendet shpesh, për faktin se shteti serb ende është i instaluar përmes sistemit të arsimit dhe disa institucioneve të tjera, siç është Komuna paralele. “Rasti është cilësuar si nxitje e urrejtjes ndëretnike”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë, e cila e ka iniciuar lëndën për hetim të mëtutjeshëm. Kujtojmë se, kohë më parë, edhe në fshatin Kërstec të kësaj treve janë shkruar parulla të këtilla, duke iu uruar kalimtarëve mirëseardhjen në Serbi.
Mirë se erdhët në Serbi – Në Restelicë! (Foto)
POSTIMI PARAPRAKShabani: “Profesori turk nuk po vepron kundërligjshëm”
POSTIMI I RADHËSTurqit gjurmojnë varreza në Gorë, pa dijen e institucioneve!