Lionel Messi fiton “Topin e Artë”

messi topi arteCyrih, 11 janar 2015 – Sulmuesi i Barcelonës dhe i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka hyrë sot në histori të futbollit, pasi fitoi për herë të pestë çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.
Në ceremoninë e mbajtur në Cyrih të Zvicrës, argjentinasi fitoi ndaj Cristiano Ronaldos nga Real Madridi dhe Neymarit të Barcelonës.
“Është moment i jashtëzakonshëm për mua, pasi për dy vjet ndoqa Ronaldon duke fituar këtë trofe dhe rikthimi për herë të pestë është i mrekullueshëm. Është më shumë se ajo që kam ëndërruar si fëmijë. Dua të falënderoj miqtë, familjen, kolegët dhe të gjithë ata që më mbështetën”, ka thënë Messi teksa po e merrte trofeun e çmimit prestigjioz.
Messi fitoi me mbi 40 për qind të votave, saktësisht me 41.33 për qind të të gjitha votave, duke e lënë pas Ronaldon me 27.76 dhe Neymarin me 7.86 përqind. Ndërkohë, titullin për futbollisten më të mirë të vitit e ka fituar, Carli Lloyd, kapitene e përfaqësueses së SHBA-së.

Leave a Reply