Dorëzohet Ermira Mehmeti – BDI nuk bëhet!

ermira mehmeti bdi distancimiShkup, 12 janar 2015 – Ermira Mehmeti do të mbetet në BDI, por nga sot nuk do të jetë aktive. Këtë qënrim e ka publikuar vetë ajo, duke thënë se kishte dëshirë dhe qëllim të sinqertë që ta reformonte BDI-në dhe se për këtë ishte e bindur se ka bazë dhe do të ketë gatishmëri për reflektim, në mënyrë që partia të behej më e fortë, më e konsoliduar dhe më e fuqishme në qeverisje. “Çdo tentim i imi hasi në pengesa, kundërshtime dhe goditje të ulëta. Më sajuan afera, me prodhuan skenarë dhe nxisnin strukturën kundër meje. Mediet që financohen nga BDI u vunë në shërbim të tyre, duke bërë fushatë për ta rrënuar kredibilitetin dhe integritetin tim. Të kapur pas funksioneve, sikur t’ua kishte bërë nëna, të përjetshmit e kuptuan si kërcënim personal nevojën për reformim të partisë. Çdo tentim për të shpjeguar se partia është organ kolektiv dhe se nuk i takon askujt personalisht, ata e kuptonin si cenim ndaj privilegjeve personale. Prandaj mobilizuan të gjithë poltronët, të cilët, për pak para ose ndonjë beneficion të vogël, u vunë në mbrojtje të korrupsionit, vasalitetit dhe servilizmit. Na detyruan madje ta votojmë edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht që dikujt ia kanë pasur për borxh. Unë, sinqerisht mendoja, se gjërat mund të ndryshojnë dhe se brezi i ri mund t’i printe reformës. Paskam gabuar!
Duke filluar nga sot dhe deri në përfundim të këtij mandati, unë do të heshtë. Poashtu, ua bej me dije të gjithëve, se nga sot ngrij të gjitha aktivitetet e mia politike në strukturat lokale apo ato udhëheqëse të partisë”, ka thënë Mehmeti, duke shtuar se lufta me hienat politike është luftë e humbur paraprakisht. “Për të gjitha këto hiena, unë kam një mesazh: Koha ime në BDI, ndoshta asnjëherë nuk do të vijë, por ama jam shumë e bindur se koha juaj po përfundon”, e ka konfirmuar për Radio Sharrin këtë qëndrim ndaj BDI-së, znj. Mehmeti.

Leave a Reply