Prishtinë, 02 tetor 2014 – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të shtunën, më 4 tetor. “Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, do të mbahet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, duke filluar në orën 06:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahen ligjërata tematike, kushtuar kësaj feste, nga kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora. Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 07:13. Hytben e Kurban Bajramit do ta mbajë sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Resul ef. Rexhepi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut, duke shtuar se Kryesia e BIK-ut organizon pritjen tradicionale për urime, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë iu uron Festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na e pranojë Haxhin, Kurbanin, lutjet e ibadetet tona”, thuhet në urimin e BIK-ut