KF “Opoja”, sot do të shkëlqejë në Dragash!

klubi futbollistik opojaDragash, 18 maj 2014 – Për herë të parë, KF OPOJA  sot do të luaj ndeshjen e radhës me fanella, në të cilat është e stampuar stema dhe mbishkrimi i klubit. Kjo është mundësuar nga Liga shqiptare e Futbollit në Austri, klubi që garon në këtë ligë “TIMI”, si dhe angazhimi i veçantë i bashkatdhetarit, Vaxhid Bislimi.
Njëri nga drejtuesit e klubit, Samet Gërdellaj, u shpreh për Radio SHARRI-n se ky veprim dhe interesim i bashkatdhetarëve i ka ngazëllyer dhe iu ka thënë edhe më shumë vullnet për të garuar me gjithë forcë dhe zemër. “Në emër të drejtuesve të klubit, lojtarëve dhe të gjithë simpatizuesve, i falënderojmë përzemërsisht donatorët, të cilëve iu dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë. Shpresojmë që ky gjest të jetë shembull i dashamirëve të tjerë të futbollit. Si kundërshpërblim, ne do të japim maksimumin tonë që të tregojmë më shumë rezultate”, tha Gërdellaj, duke iu bërë ftesë të gjithë tifozëve që të prezantojnë në ndeshjen e sotme kundër, K.F. LIRIA M., e cila luhet në orën 17:00, në stadiumin e qytetit, në Dragash.


 

KËRKO FJALËT