Sivasspori lavdëron mikpritjen e “Plisave” në Prishtinë!


roberto carlos plisiAnkara, 07 shtator 2014 – Ueb faqja zyrtare e klubit turk “Sivassspor”, duke i njoftuar tifozët e vet me rezultatin e takimit, ka shkruar se publiku në Prishtinë i ka pritur jashtëzakonisht mirë, duke i duartrokitur fuqishëm.
Sivasspor ka postuar shumë fotografi nga ndeshja, përfshirë atë të Roberto Karlosit me plis mbi kokë, të cilin ia dhuroi kreu i ekipit të Prishtinës, Remzi Ejupi. Prijësit e tifozëve të Prishtinës “Plisat”, që kishin shkuar për ta përcjellë të shtunën ndeshjen miqësore mes Prishtinës dhe Sivassporit, me duartrokitje të fuqishme  e kanë pritur skuadrën mysafire, e cila udhëhiqet nga, Roberto Karlos.