Pishmanët e Beshiktashit – Dekorohen me simbolet e Partizanit!

beshiktash tifozet beogradBeograd, 23 tetor 2014 – Paralajmëruan se në Beograd do të shkonin me flamuj të Kosovës, madje edhe t’i valvisnin ata, por tifozët e Beshiktashit kanë blerë simbole të Partizanit.
Mësohet se tifozët turq të Beshiktashit nuk do të hyjnë me flamuj e simbole të shtetit të Kosovës në stadiumin e Partizanit. Të paktën disa prej tyre, raporton gazeta beogradase “Kurir”, e cila ka publikuar fotografinë e disa tifozëve turq, të cilët kanë blerë shalla e simbole të Partizanit. “Ne kemi qenë këtu për dy ditë dhe po ndihemi mirë. Nuk kemi pasur asnjë incident dhe nuk ka arsye që të ndodh diçka e keqe. Kemi ardhur për ta përkrahur skuadrën tonë dhe shpresojmë se Beshiktashi do të fitojë”, citon kjo gazetë një tifoz të skuadrës turke.

Leave a Reply