Këto janë votat e Dragashit për LDK-në – Hatim Baxhaku më i votuar se Isa Mustafa!

hatim baxhaku ldkDragash, 12 qershor 2014 – Pas numërimit të votave për kandidatët e LDK-së në Dragash, ka rezultuar se kandidati i kësaj partie nga komuna e Dragashit, Durak Salihu, ka marrë 2258 vota, ani pse partia e tij është votuar nga 3694 votues. Ndërkaq, kandidati tjetër nga kjo anë, por që ishte i nominuar nga Prizreni, Hatim Baxhaku, ka marrë 3105 vota.
Sipas kësaj përllogaritje, të cilën e ka dhënë KQZ-ja në rezultatet preliminare, Salihu nuk është votuar nga gjithsej 1436 votues të LDK-së nga kjo komunë. Ndërkohë, që Baxhaku nuk është votuar nga 589 votues të LDK-së.
Votuesit nga komuna e Dragashit i kanë dhënë kreut të kësaj partie, Isa Mustafës, 2898 vota, e që i bie se 796 persona nuk e kanë votuar liderin e LDK-së, ani pse e kanë votuar partinë që e udhëheq ai.

Lista e votave për PDK-në nga secila qendër e votimit:

Dragash – 257 vota.
Brod – 0 vota
Restelicë – 0 vota
Glloboçicë – 05 vota
Rapçë – 05 votë
Brezne – 163 vota
Bresanë – 649 vota
Blaç – 220 vota
Kosavë – 329 vota
Kuk – 357 vota
Bellobrad – 340 vota
Zgatar – 95 vota
Shajne – 140 vota
Mlikë – 0 vota
Zym – 78 vota
Radeshë – 0 vota
Leshtan – 0 vota
Plavë – 155 vota
Xërxe – 59 vota
Krushevë – 0 vota
Vraniç – 02 vota
Buçe – 145 vota
Zaplluxhe – 295 vota
Brrut – 240 vota
Kërstec – 01 votë
Rrenc – 60 vota
Zlipotok – 0 vota
Pllajnik – 99 vota
Orçushë – 0 vota
Dikancë – 0 vota.