Keku me kokos – Përgatitje e lehtë dhe me kosto të lirë!

kek me kokos• Nëse ju ka shkuar mendja për një ëmbëlsirë që gatuhet lehtë dhe me kosto të lirë, atëherë ju sugjerojmë Kekun, të cilin nuk e keni vështirë ta përgatisni.
Përgatitja e bazës me çokollatë bëhet duke përzier në një tas të madh gjalpin me sheqerin, do t’i shtoni 4 të verdha veze dhe do të vazhdoni t’i përzieni. Më pas do t’i shtoni qumësht, miell, një qese pluhur gatojcash dhe kakao.
Ndërkohë, në një tas tjetër do t’i përzieni me mikser të bardhen nga 4 vezët, të cilat më pas do t’i shtoni tek tasi tjetër, ku e keni bërë përzierjen paraprake. 

Përbërësit për shtresat me çokollatë: 4 vezë, 230 gram miell, 165 gram gjalpë të butë (i lënë 2 orë jashmë nga frigoriferi), 165 gram sheqer, 100 mililitër qumësht, 1 qese pluhur gatojcash, 35 gram kakao.

Ndërkaq, për ta përgatitur shtresën me arra kokosi, ju duhet ta përzieni me mikser të bardhën e një veze, shtoni sheqerin, arrën e kokosit dhe panën. Më pas do të lyeni tavën me pak gjalpë dhe fare pak miell. Do ta hidhni në gjysmën e brumit të parë me çokollatë, shtoni brumin me arra kokosi dhe përsëri do të shtoni atë me çokollatë. Piqet në furrë, në temperaturën 190 shkallë të Celsiusit, për 45-50 minuta. Kur të piqet, e lini të ftohet dhe pastaj e spërkasni me sheqer pluhur. 

Përbërësit për shtresën e kokosit: 100 mililitra pana, 150 gram kokos dhe 1 e bardhë veze.

Leave a Reply