Biskotat “Shtrudle” nga Serbia, mund të helmojnë!

strudle novi becejShkup, 09 prill 2014 – ​Agjencia për ushqim dhe veterinari (AHV) në Maqedoni, i ka tërhequr nga tregu të gjitha ëmbëlsirat “Shtrudle” të prodhuara në Serbi. Vendimi për tërheqjen e tyre u bë, pasi në këtë produkt janë zbuluar përmbajtje të ohratoksinës së tepruar, e cila mund të helmojë.
Me urdhër të kësaj agjencie janë tërhequr të gjitha sasitë e importuara nga kompania prodhuese serbe “Zhitoprerada DM” nga Novi Beçej. Ditë më parë, edhe Sllovenia e ka tërhequr nga tregu këtë produkt, i cili para dy ditësh është kontestuar edhe në Serbi. Por, ende nuk dihet nëse është ndërmarrë ndonjë vendim nga autoritetet tona, në Kosovë dhe Shqipëri.

Leave a Reply