Katër shenjat që tregojnë se ai nuk është mashkulli ideal për ju!


dashuria_mashkulli_ideal Nëse po dilni me dikë, me siguri po përpiqeni që të gjeni një person që, pse jo, mund të jetë një partner i mirë në të ardhmen.
Është shumë e thjeshtë që të injorosh gjërat e vogla por kjo nuk është diçka inteligjente për tu bërë. Të gjithë kemi gabimet tona por disa është gabim që të mos i vesh re.
Ja disa shenja të cilat tregojnë me siguri, që ai nuk është njeriu ideal për ju:

Ai nuk mund të pranojë që ju keni histori?

Çdo njeri ka një histori të kaluar. Nëse personi që keni në krah mërzitet me faktin se ju keni pasur të dashur të tjerë, ai mund të mos jetë njeriu i jetës tuaj. Gjëja e fundit që do të donit është që të ndiheshit në faj që përpara atij, keni pasur një jetë. E shkruara nuk duhet të jetë diçka, për të cilën i dashuri ju pyet vazhdimisht apo e përdor kundër jush. Nëse e bën, atëherë largojeni sa nuk është bërë vonë.

Është egoist në shtrat?

Nëse mashkulli me të cilin po dilni është egoist në shtrat, kjo është diçka me të cilën duhet të përballeni menjëherë. Ai duhet të jetë, po aq i shqetësuar për kënaqësitë tuaja siç është për të tijat. Nëse e lini që të vazhdojë me egoizmin e tij, në të ardhmen do të jetë tepër e vështirë që të ndryshoni ndonjë gjë.

Mërzitet kur ju shfaqni emocionet tuaja?

Është e ditur që meshkujt nuk i kanë qejf femrat kur qajnë, pasi i bën të ndihen në siklet dhe nuk dinë se si ta bëjnë një femër të ndihet më mirë. Kjo nuk mund të krahasohet me një mashkull që nevrikoset, kur sheh një femër duke qarë apo të nevrikosur. Nëse partneri juaj mërzitet në të gjitha rastet, përveçse kur jeni e lumtur, ai nuk është mashkulli juaj ideal. Të gjithë kemi ndjenja dhe emocione dhe të gjithë kemi nevojë që t’i shprehim ato. Nëse i qëndron në krah një personi të tillë për një kohë të gjatë, ekziston rreziku që në një të ardhme të mbani përbrenda emocionet tuaja dhe kjo sigurisht nuk është kurrë një gjë e mirë.

Ai është vulgar dhe i pasjellshëm?

Disa njerëz thonë se, të jesh vulgar në publik është e papranueshme, por kjo padyshim vlen edhe në një marrëdhënie private. Nëse partneri juaj është i pasjellshëm dhe bën një sjellje, aspak të hijshme në marrëdhënien tuaj private, kjo është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni, sidomos nëse shqetësimin tuaj ia keni shprehur edhe atij dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nëse ai nuk e kontrollon dot veten në publik, sigurisht që nuk do të mund të sillet ndryshe në privat.