Jankullovska: “Kemi pesë policë të vrarë”

gordana jankullovska konferencaShkup, 09 maj 2015 – Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka konfirmuar se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë 5 policë, ndërkohë që mbi 30-të të tjerë kanë mbetur të plagosur, në përleshjet e sotme midis një grupi të armatosur dhe forcave të rendit.
Në konferencën për media, Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për numrin e civilëve të plagosur, por tha se ka viktima edhe nga ana e grupit të armatosur. Jankullovska, gjithashtu njoftoi se forcat policore edhe më tej mbeten të pozicionuara në Kumanovë, ngase është vlerësuar se gjendja ende paraqet rrezikshmëri të lartë. “Aksioni ka qenë i vështirë dhe është ndër aksionet më të vështira, me të cilat është përballur policia e Maqedonisë”, ka thënë Jankullovska.

Leave a Reply