Prizren, 16 dhjetor 2021 – Me përfundimin e vitit 2021, menaxhmenti i KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon të gjithë konsumatorët, në të gjithë zonën e shërbimit, duke i njoftuar se në fund të këtij viti ka planifikuar t’i shpërblejë 50 konsumatorë të përgjegjshëm, te cilët deri më datën 31 dhjetor 2021, i kanë të paguara të gjitha obligimet ndaj kësaj kompanie. “Shuma e shpërblimit do te jetë 20 euro për secilin konsumatorë të përzgjedhur. Konsumatorët e shpërblyer do ta kenë të paguar obligimin ndaj kompanisë për vitin 2022, në shumën e lartcekur. Konsumatorët e shpërblyer do të përzgjedhën drejtpërdrejt në zyrat e KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sh.a, në prezencë të mjeteve të informimit, më 06 janar 2022 (e enjte), duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie, ku përfshihet edhe komuna e Dragashit.
Hidroregjioni Jugor shpërblen 50 konsumatorë të përgjegjshëm
POSTIMI I RADHËSJaponia dhuron një buldozer për deponinë e Dragashit