Hidroregjioni Jugor apelon për kursim të ujit

Hidroregjioni Jugor apelon për kursim të ujit

Dragash, 06 nëntor 2022 – Njësia në Dragash e Hidroregjionit Jugor, apelon tek konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht ujin, pasi punimet që janë duke u kryer në sistem, si dhe shpenzimi i tepërt, po e vështirëson furnizimin e pjesës së sipërme të Dragashit.
“Për shkak të punimeve që janë duke u kryer në kuagulatorin e ujit, në Dragash, si dhe disa problemeve që janë paraqitur nga reshjet e shiut, kemi ndërprerje të kohëpaskohëshme të furnizimit me ujë, veçmas në pjesën e sipërme të Dragashit, për furnizimin e të cilës pjesë nevojitet shtypje e lartë. Gjithashtu, furnizimin me ujë të këtyre lagjeve po e pamundëson edhe shpenzimi i madh i ujit në pjesën e poshtme të Dragashit, prandaj ju bëjmë thirrje konsumatorëve që kanë furnizim të rregullt me ujë, që ta kursejnë në maksimum shpenzimin, në mënyrë që të krijohet mundësia që edhe lagjet e larta të qytetit të kenë furnizim të rregullt me ujë”, thuhet në njoftimin nga Hidroregjioni Jugor në Dragash, duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.