Hatim Baxhaku nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit!

hatim baxhaku ldkPrishtinë, 26 shkurt 2016 – Me 104 deputetë, nga 120 sa është përbërja e plotë e Kuvendit të Kosovës, ka filluar mbledhja e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, ku në garë janë dy kandidatë, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe bashkëpartiaku i tij, Rafet Rama.
Në mesin e deputetëve që mungojnë, është edhe Hatim Baxhaku, mjeku i mirënjohur nga Bellobradi i Opojës së Dragashit, i cili ka ka reputacion të lartë në regjionin e Prizrenit dhe jo vetëm. Mospjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar vetë Baxhaku, përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë edhe arsyetimet e tij për këtë refuzim. “Duke pasur një kërkesë enorme për një deklarim timin, rreth zgjedhjes së presidentit, dua t’ju njoftoj se do ta respektoj vullnetin tuaj, të shprehur gjithandej në takimet me ju por edhe bindjet e mia, sot nuk do të jem pjesë në seancën, ku Hashim Thaqi do të votohet për president”, shkruan mes tjerash Baxhaku.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply