Hanefi Muharremi, nga e hëna zv.ministër?

hanefi muharremi zv ministerPrizren, 30 prill 2015Hanefi Muharremi, nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, nga e hëna do të fillojë punën si zv.ministër i Infrastrukturës. Emërimi i tij në këtë post, mësohet se është bërë nga vet kryeministri, Isa Mustafa. Hanefi Muharremi ishte në garë për të parin e LDK-së në Prizren, në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, por që nuk arriti ta kalonte Haxhi Avdylin, i cili mori shumicën e votave.
Muharremi njihet si drejtori më i suksesshëm në qeverisjen lokale të Prizrenit, në kohën kur kjo qeveri udhëhiqej nga Eqrem Kryeziu. Emërimi i tij, pikërisht në fushën e infrastrukturës, pritet të reflektoj pozitivisht, pasi ai njihet për sukseset e mëdha, si gjatë ushtrimit të detyrës si drejtor i Infrastrukturës në Prizren, ashtu edhe në projekte tjera madhore, transmeton portali – 04 Online.

Leave a Reply