Uashington, 26 mars 2020 – I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Filip Kosnet dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, sapo kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Kosovën, në tw cilwn thuhet: “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Ne përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë me zell, në rrezik të lartë, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo qeveri që formohet nëpërmjet procesit kushtetues. Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që t’i heqin tarifat plotësisht. Ne besojmë se tarifat po e dëmtojnë popullin e Kosovës, duke e penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19, përfshirë vonimin e hyrjes së furnizimeve të nevojshme në Kosovë dhe pengimin e zhvillimit ekonomik. Ne duam që ta bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm i presidentit Tramp, Riçard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA-së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhore dhe autoudhëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte drejt njohjes reciproke”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë amerikanë, e publikuar në faqen e – Departamentit të Shtetit.
Grenell, Kosnet, Palmer: “Ju sigurojmë se s’ka plan sekret”
POSTIMI PARAPRAKDragashi ndan 120 mijë euro për parandalimin e virusit COVID-19
POSTIMI I RADHËSShkuam deri në hënë por nuk mbërritëm në zemër