Studentët nga “Ukshin Hoti” vizituan Gjykatën e Prizrenit

Studentët nga “Ukshin Hoti” vizituan Gjykatën e Prizrenit

Prizren, 13 mars 2018 – Prizren, 13 mars 2018 – Gjykatën Themelore të Prizrenit sot e vizitoi grupi i dytë i studentëve të fakultetit juridik të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Vizita kishte për qëllim njohjen nga afër të punës që bën kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve, brenda departamenteve të ndryshme.
Studentët u vendosen në njërën nga sallat e gjykimit, ku u pritën nga kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha. Prezantimet fillestare u pasuan me diskutim interaktiv mes studentëve dhe përfaqësuesit e gjykatës. “Ndër të tjerash u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësitë për takime direkte me kryetarin e gjykatës dhe pjesëmarrjen në seancat gjyqësore, të hapura për publikun. Gjykata do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit me qytetarët, me universitetin dhe me shkollat e qytetit të Prizrenit dhe rajonit”, njoftoi zëdhënësja e këtij institucioni, Aferdita Kicaj.