Prizren, 15 shkurt 2017 – Në kuadër të shënimit të Ditës së Pavarësisë, e cila ka filluar së shënuari në komunën e Prizrenit, Forumi Rinor i LDK-së ka organizuar turnir në futboll të vogël, në të cilin po marrin pjesë 56 ekipe nga rrethina e Prizrenit, në mesin e të cilëve edhe një grup futbollistësh që po e përfaqësojnë trevën e Opojës së Dragashit.
Djelmoshat e Opojës, në mesin e shumë konkurrenteve tjerë, arritën në finale, e cila zhvillohet nesër në QRS “Andrra”, në Marash, me fillim nga ora 16.30. “Në mungesë të organizimeve të tilla në komunën tonë, ne e përfaqësuam denjësisht trevën e Opojës, ku dëshmuan lojë të denjë duke shënuar shumë gola, pa e pësuar asnjë të tillë. Ne kërkojmë mbështetjen e opojanëve. I duam nesër këtu që ta fitojmë bashkërisht edhe finalen dhe më pas të festojmë së bashku”, ka deklaruar për Radio Sharrin, futbollisti i dalluar nga Opoja, e që tash luan për Rahovecin, Ditëlind Reshiti.
Futboll: Opoja nesër luan në finale!
POSTIMI PARAPRAKKryetari i Dragashit kërkon pafajësi (Video)
POSTIMI I RADHËSAKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.