Prishtinë, 30 nëntor 2014 – Këngëtari, Blerim Muharremi – Blero, e ka konfirmuar ndarjen e tij me aktoren, Teuta Krasniqi, pas pesë vjetësh martesë, në të cilën kanë një vajzë.
Sipas asaj që ka deklaruar Blero, vajza e tyre Tara, do të jetojë me Teutën ndërsa Blero nuk i ka të limituara vizitat për të bijën. “Nuk ka mes nesh, as mllef e as urrejtje. Përkundrazi, ne vazhdojmë të kemi një raport të mirë mes nesh sepse kemi krijuar familje bashkë dhe kështu duhet të jetë një raport i shendoshë.
Njerëzit kur martohen, asnjëherë nuk martohen me qëllim që një ditë të ndahen. Por, ja që ndonjëherë jeta sjell të papritura, prandaj shpresojmë edhe kësaj radhe në përkrahjen e miqve dhe dashamirëve tanë”, ka thënë mes tjerash Blero në emisionin Prive të Klan Kosovës, duke i falënderuar të gjithë miqt për dashurinë që tregojnë ndaj tyre.
Fundi i një thashethemi – Teuta dhe Blero janë ndarë (Video)
POSTIMI PARAPRAKSelami Sahiti: “Nuk jam arkitekt i Komunës së Gorës”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.