Korab Shaqiri i uron vetvetes martesën!


korab shaqiri martesaPrishtinë, 30 gusht 2014 – Duket se këngëtari dhe kompozitori që po korr suksese në muzikë, Korab Shaqiri, ishte habitur me shkrimet e portaleve dhe gazetave të ndryshme, të cilat po e shfrytëzojnë lirinë e shprehjes, duke etiketuar secilin person, madje edhe duke supozuar për statusin e tyre martesor.
Në profilin e tij, në Facebook, Shaqiri i ka uruar vetvetes martesën, pasi kishte dëgjuar nga mediat se shumë shpejt do të martohet. Madje, ai e ka publikuar edhe numrin e tij të telefonit, duke ua bërë me dije gazetarëve se, për të shkruar diçka rreth tij, do të duhej që ta kontaktonin paraprakisht. “Nga gazetat tona të dashura, mora vesh se do të martohem së shpejti! Urime vetvetes. Për hair vetvetes… Inshallah trashëgohem”, ka shkruar Shaqiri, duke i lutur gazetarët që ta kontaktojnë paraprakisht, para se të shkruajnë diç rreth tij.
Për t’i informuar fansat e vet, në një prononcim pë Radio SHARRI-n, Shaqiri ka thënë se ende nuk e ka në plan martesën, pavarësisht se po ia kalon mirë në dashuri me dizejnatoren e modës, Lulkaçela Jasharin. Ai e ka demantuar këtë lajm, duke premtuar se, kur të ndodhë martesa, do ta bëj vet publik këtë ngjarje.