Dragash, 24 tetor 2016 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot demonstroi në Dragash gatishmërinë e saj, në kuadër të ushtrimit fushor “Shqiponja 5”, e cila është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese të FSK-së, të mbështetura edhe nga ekspertë të fushave të ndryshme nga Garda Kombëtare e shtetit Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe do të vazhdojë deri më 28 tetor, në rajone të ndryshme të vendit.
Ushtrimi i sotëm u realizua në magjistralen Zhur – Dragash, ku banorët e kësaj ane dhe kalimtarët e rastit mbetën të mahnitur me atë që panë; një ushtri profesionale dhe tejet e zellshme për t’i shërbyer sa më mirë vendit tonë. Trupat e njësive të FSK-së do të jenë në lëvizje në të gjithë vendin, me qëllim ushtrimi, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin lëvizje më të theksuara në rajonin e Prizrenit, Malishevës, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.
FSK-ja ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim, trupat e FSK-së do të lëvizin nëpër rrugët e vendit. Aty ku do të realizohen ushtrimet, lëvizjet do të jenë më të shtuara dhe, e gjithë kjo do të bëhet pa penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa cenuar pronën dhe pasurinë e tyre. “Ushtrimi ka për qëllim përgatitjen e njësiteve tona, që në raste të fatkeqësive të jenë në gjendje që në kohë sa më të shkurtër t’iu dalin në ndihmë qytetarëve tanë”, ka thënë për radion tonë njëri nga ushtarët që qëndruan sot në Dragash.
FSK demonstroi në Dragash aftësi ushtarake!
POSTIMI PARAPRAKLinda Morina në Gjermani – Reagon Merita Bunjaku!
POSTIMI I RADHËSFilloi ndërtimi i sheshit “Adem Jashari” në Dragash!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.