Rio De Zhanerio, 18 qershor 2014 – Një femër krejtësisht e zhveshur, është fotografuar në ballkonin e hotelit ku po qëndron kombëtarja angleze, në Rio De Zhanerio. Ajo duket se nuk e kishte menduar se dikush do ta kapte ne fokus. Pa asnjë problem, ajo kishte dalë e zhveshur në ballkon, ndonëse e dinte që nuk guxonte ta bënte këtë, pasi trajneri i Anglisë, Roj Hodgson, i ka urdhëruar lojtarët e tij që të përqëndrohen vetëm në fushën e futbollit dhe të qendrojnë larg skandaleve seksuale.