Edhe një shtetas kosovar mbytet në Velipojë!

Edhe një shtetas kosovar mbytet në Velipojë!

Velipojë, 14 gusht 2017 – Policia e Shkodrës ka njoftuar se një 76-vjeçar ka humbur jetën në Velipojë. Merret vesh se viktima është nga Prishtina. “Më datë 14.08.2017, rreth orës 11.30, në plazhin e Velipojës ka mbetur në det 76-vjeçari (B.A), nga Prishtina. Pasi është nxjerr nga uji, atij iu dha ndihma mjekësorë në Qendrën Shëndetësore në Velipojë por rreth orës 12:00 ai ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e policisë, sipas së cilës aktualisht po kryhen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike.

 

KËRKO FJALËT

Leave a Reply