Dragash, 23 prill 2020 – Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e komunitetit goran, Adem Hoxha, i shoqëruar nga zv-ministri për Infrastrukturë dhe Ambient, Hamza Bale, si dhe konsulenti në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Enes Goran, sot u takuan zyrtarisht me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabanin, me të cilin diskutuan rreth mbrojtjes së qytetarëve nga virusi Covid-19, si dhe për mënyrat e rimëkëmbjes ekonomike pas përfundimit të kësaj pandemie. Me theks të veçantë u diskutua për ndihmat sociale për qytetarët e trevës së Gorës që kanë nevojë. Kryetari Shabani iu premtoi mysafirëve se kjo ndihmë do t’iu ndahet të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike, e që janë rreth 800 familje në komunën e Dragashit që kanë nevojë për këtë ndihmë dhe në këtë periudhë të vështirë pandemike. Hoxha e ka falënderuar kryetarin Shabani për angazhimin e tij, siç thanë, të sinqertë, duke theksuar se roli i kryetarit në këtë periudhë të epidemisë është kyç për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në komunën e Dragashit, veçanërisht në rajonin e Gorës.
Pas kësaj vizite, delegacioni i prirë nga Adem Hoxha vizitoi edhe stacionin policor në Dragash, ku u prit nga komandanti, Shaqir Uka, me të cilin u diskutua për qështjen e sigurisë, për të cilën u vlerësua se është e qetë.
Deputeti Adem Hoxha vizitoi kryetarin e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKRegjistrohen dy rastet e para me Covid-19 në Dragash!
POSTIMI I RADHËSNdërron jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi