Deklararohet Ali Ahmeti – Dhuna nuk ndihmon procesin!


ali ahmeti bdiTetovë, 07 korrik 2014 – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në deklarimin e tij të parë për publik, lidhur me protestat kundër rastit “Monstra” dhe dënimin me burg të përjetshëm të pesë shqiptarëve në Maqedoni, ka thënë se është e drejte e çdokujt që të protestojë dhe të shpreh pakënaqësinë e tij. Por, kreu i BDI-së, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pol Uolers, tha se dhuna nuk i ndihmon procesit. “Sot kisha një takim të rëndësishëm me ambasadorin e SHBA-ve dhe bashkërisht vlerësuam që e drejt e çdo qytetari është të protestojë. E drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparente dhe të jenë sa më të besueshme për publikun dhe opinion-bërësit. Bashkërisht vlerësuam se dhuna nuk ndihmon procesin, dhuna nuk i ndihmon zhvillimit të mëtejmë të procesit, nuk ndihmon zgjidhjen institucionale, që ky proces të jetë sa më bindës për gjykatën e apelit, me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”, tha Ahmeti, duke shtuar se e ka informuar ambasadorin e SHBA-ve, se BDI do të kërkojë monitorim nga ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë, me qasje të plotë në gjithë procesin dhe procedurat, në mënyrë që publiku të jetë më i njoftuar për këtë rast.