Çekia shet vetëm 627 bileta për tifozët e Kosovës!

Çekia shet vetëm 627 bileta për tifozët e Kosovës!

Pragë, 16 tetor 2019 – Federata çeke e Futbollit ka publikuar procedurat e blerjes së biletave, para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës, e cila pritet të zhvillohet më 14 nëntor, në qytetin Plzen. Sipas një njoftimi nga kjo federatë, vetëm 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve dardanë, ndërsa blerja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.
“Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Janë 627 bileta që do t’iu takojnë tifozëve mysafirë”, thuhet në njoftimin e Federatës çeke të Futbollit.

KËRKO FJALËT