Prishtinë, 06 prill 2015 – Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh, në intervistën që i ka dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se izolimin e Kosovës nuk po e bën BE-ja por vet Kosova. Sipas tij, Evropa duhet fajësuar vetëm atëherë kur Kosova t’i ketë plotësuar kriteret e megjithatë nuk i jepet Liberalizimi.
“Pajtohem se do të ishte mirë që të rinjtë të jenë të lirë të vizitojnë Evropën dhe të punojnë si studentë, gjatë pushimeve verore. Por, institucionet e Kosovës nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave. Kosova ende nuk i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Hartës së Liberalizimit të Vizave, tek rekomandimet për rendin publik dhe sigurinë”, ka thënë mes tjerash Bosh në numrin e sotëm të gazetës “Zëri”.
Bosh: “Liberalizimin e ka bllokuar Kosova e jo BE-ja”
POSTIMI I RADHËSBora në Dragash – Një lagje mbetet pa energji elektrike (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.