Dragash, 09 maj 2024 – Policia rajonale në Prizren ka njoftuar sot për një person, i cili të mërkurën rreth orës 16:00 iu ka rezistuar organeve të rendit, madje ka tentuar edhe t’i godasë me automjetin e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe, me veturën e tij, ka tentuar që t’i godasë ata, me ç’rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar”, thuhet mes tjerat në raport.
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë – U rezistoi policëve!
POSTIMI I RADHËSTentimvrasje në Dragash – Përmbledhje e detajeve!