Uashington, 28 nëntor 2013 – Pas refuzimit të Shqipërisë, për tu shkatërruar armëve kimike të Sirisë në tokën e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që këtë ta bëjnë në det, raporton BBC, duke shtuar se do të jetë luftanija “MV Cape Ray”, ajo që do të mbajë ngarkesën, e cila më pas do të shkatërrohet me një teknologji të avancuar.
Në bordin e kësaj anije luftarake do të vendosen pajisjet e nevojshme teknike për realizimin e këtij procesit, i cili ka nevojë për shumë ujë, gjatë fazës së shpërbashkimit të lëndëve kimike, nga të cilat krijohen mbetje toksike. Afati i mëparshëm për fillimin e shkatërrimit, tashmë ka skaduar më 15 nëntor, pasi Shqipëria dhe disa vende të tjera refuzuan kërkesën për të pranuar procesin e shkatërrimit në tokat e tyre.
Aktualisht, arsenali kimik sirian, kryesisht i përbërë nga gazi “Sarin” dhe “Mustard”, po mbahet në vende të sigurta në Siri, nën mbikëqyrjen e rreptë të inspektorëve. Zyrtarisht, Siria ka deklaruar se posedon në total rreth 1.3 tonë lëndë kimike, ndonëse dyshohet se mund të ketë më shumë se kaq.
Armët kimike të Sirisë, do të shkatërrohen në det!
POSTIMI PARAPRAKFutboll: Dorëzohet Serbia, Kosova do të luaj miqësore!
POSTIMI I RADHËSFatmir Limaj, në Prizren kërkon vota për Eqrem Kryeziun!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.