Prizren, 18 mars 2016 – Familjarët e Anila Brahajt nga Gjonaj i Hasit të Prizrenit, kanë njoftuar se paratë për bijën e tyre janë siguruar dhe ajo nesër niset për shërim në Turqi.
Duke i falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për sigurimin e mjeteve financiare, familjarët e Anilës kanë kërkuar që ky aksion të ndërpritet dhe askush të mos mbledh para në emër të bijës së tyre. “Ju njoftojmë se, falë ndihmës tuaj, nesër Anila udhëton për shërim në Stamboll –Turqi. Shuma fillestare e kërkuar është siguruar, falë jush dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë nga zemra për kontributin tuaj, për shërimin e Anilës. Falënderojmë, në veçanti furrtarët nga Hasi, këngëtarët dhe mediet, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar. Nga sot e tutje, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që ta ndërpresin aksionin për mbledhjen e parave. Pra, askush më nuk është i autorizuar të mbledhë para në emër të familjes së Anila Brahajt, as në rrjete sociale dhe askund tjetër”, thuhet në njoftimin që ka bërë familja Brahaj në Facebook, duke publikuar se shuma totale e mjeteve të dhuruara për shërimin e Anilës, aktualisht është 148 mijë e 419,56 euro.
Anila Brahaj niset për Turqi – Mos mblidhni më para!
POSTIMI PARAPRAKOpoja e nisi mbarë sezonin pranveror – Mposht Besën!
POSTIMI I RADHËSNë Prizren arrestohet hajdutja serike!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.