KF Opoja sot fillon stërvitjet – Kërkohet mbështetje!

kf opoja dragashDragash, 10 gusht 2015 – Klubi i futbollit “Opoja” sot i fillon stërvitjet për sezonin e ri, i cili pritet të fillojë më 05.09.2015.
Kryesia e klubit i ka ftuar lojtarët që, pas pushimit verorë që kaluan, të paraqiten në stërvitjet e para të këtij sezoni. “Ftojmë të gjithë lojtarët, të cilët janë të regjistruar, por edhe ata të cilët janë të interesuar, që të vijnë në stadium për t’i filluar stërvitjet, në orën 17:00.
Ndërkohë, ju njoftojmë se klubi ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje financiare. Prandaj, i lusim të gjithë ata që kanë mundësi dhe vullnet, të mos kursehen për ta ndihmuar klubin e vetëm që kemi në Dragash”, thuhet në njoftimin e klubit, ku potencohet se drejtuesit e tij do të bëjnë disa aktivitete gjatë ditëve në vazhdim.

Leave a Reply