Amerikanja kërkon konservimin e Valanicës në Bellobrad

Amerikanja kërkon konservimin e Valanicës në Bellobrad

Bellobrad, 29 gusht 2022 – Humanistja amerikane e cila merret me antropologjinë, Xhenet Rajnek (Janet Reineck), e cila në vitet e tetëdhjeta kishte qëndruar në Kosovë, ku kohën më të madhe e kishte kaluar në Bellobrad, për të studiuar jetën, doket dhe zakonët e trevës së Opojës, pas shumë kohësh është rikthyer në mesin tonë, ku ka mbetur e mahnitur me ndryshimet që ka parë.
Fillimisht ajo është çmallur me Bellobradin, ku ka vizituar shkeltoren unike, e cila njihet si Valanicë, për të cilën tha se domosdo duhet të rinovohet dhe më pas të konservohet, për t’u ruajtir si trashëgimi kombëtare dhe jo vetëm “Mos lejoni që të shkatërrohet një shenjë e veçantë e lashtësisë suaj kombëtare. Urgjentisht merruni me rinovimin dhe konservimin e këtij objekti, në mënyrë që t’i ruani gjurmët tuaja të lashtësisë. Duke i ruajtur gjurmët e lashtësisë suaj, ju do ta dëshmoni para botës se jeni krijues të këtij civilizimi që sot po e gëzojnë gjeneratat e reja”, tha Rajnek.
Për procesin e punës së shkeltores dhe zanafillën e saj, mysafiren nga SHBA-ja e njoftoi, Sabir Shefiku, duke demonstruar edhe në praktikë se si shkelej zhguni, për t’u bërë gati për qepjen e veshjes kombëtare të burrave, tirqit.