Nga: Blendiana SELA
• Mos vono! Ka shumë gjëra që po të vonohen. Ato, o nuk arrihen kurrë o nuk plotësohen kurrë!
Jeta kërkon të veprosh sot dhe jo nesër. Mos thuaj “do të falem nesër pasi nuk nuk ke kurrfarë garancie nëse do të jesh gjallë nesër. Unë nuk jam e sigurt nëse do ta arrijë sonte namazin e akshamit, lërë më të mendojë për më gjatë. Prandaj, mos thuaj do të mbulohem nesër, ndërkohë që sa e sa motra tona janë mbuluar me qefin sot! Mos thuaj do t’i dua prindërit, ndërkohë që sa e sa femijë qajnë tek varrezat e prindërve të tyre! Mos thuaj do të mësojë nesër sepse ti sot do të notohesh! Mos thuaj kam kohë për t’u shkolluar, ndërkohë që kemi shumë analfabetë sot! Mos thuaj do qesh nesër, përderisa këtë mund ta besh sot! Mos thuaj e dua heshtjen pasi, urtësisht mund të flasesh edhe sot! Mos thuaj do të pendohem nesër por bëje sot sepse neser, ku ta dishë. Ndoshta do të jesh duke u përgjigjur para melekëve në varr!
Mos thuaj kam zemër të mirë pasi jeta nuk është kardiologe. Ajo kërkon vepra! Mos thuaj do të bëhem si ai apo ajo por behu si TI pasi jeta do të ishte e pakuptimtë sikur njerëzit të ishin njëlloj! Mos thuaj kam kohë. Ajo mund të përfundojë në çdo çast dhe bindu për këtë! Po, po… Llogarit sikur të vdesësh sot dhe t’mos ket të nesërme për ty. Llogarit sikur të kesh vetëm disa orë jetë dhe, ku do t’i shpenzosh, ndërkohë që ti po bën plane për një të nesërme që t’i realizosh aspiratat tua! Mendo për të vepruar sot dhe jo të mendosh për nesër pasi mendimet mund ta vjedhin të sotmen me kujtimet e së djeshmes. Për gjërat që nuk bëhen sot, jo gjithmonë ka një të nesërme!