Dragash, 08 gusht 2020 – Qamil Kolloni, ish-drejtor i shtëpisë sonë informative, i cili tashmë po merret me biznesin e tij familjar, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Dragash, në një bisedë me redaksinë tonë ka bërë me dije së po i numëron ditët e fundit kur do t’i thotë lamtumirë virusit Korona.
“Jam në prag të shërimit të plotë nga ky virus, falë edhe mjekëve tanë të palodhshëm, si dr. Behxhet Xheladini, pulmologu dr. Naser Ejupi, laboranti Samidin Xheladini, tekniku Shkelzen Kalanderi, si dhe dr. Reshit Qafleshi, i cili që në fillim më ka dhënë terapinë e duhur. Të gjithë këta, pa hezitim më kanë trajtuar profesionalisht. Prandaj, e them me bindje se regjioni ynë është me fat që ka mjekë si dr. Behxhet Xheladini dhe dr. Naser Ejupi”, thotë Kolloni, i cili në fillim të kësaj pandemie pati sugjeruar pushtetarët lokal në Dragash që të mobilizohen për një valë masive të përhapjes së këtij virusi.
Bazuar në statistikat aktuale, rezulton se Kolloni kishte të drejtë kur parashikoi këtë shkallë të pandemisë edhe në komunën e vogël të Dragashit, ku aktualisht mbi 10 persona e kanë pësuar me vdekje ndërkohë që dhjetëra të tjerë ende mbesin bartës të këtij virusi.
C-19: Ish-drejtori i shtëpisë sonë informative po e mposht virusin!
POSTIMI PARAPRAKNë Tyrbe të Plavës plaçkitet pompa e derivateve “Nivelizimi”
POSTIMI I RADHËSC-19: Në Kosovë 225 raste të reja – Në Dragash 2 raste!